Jeta Osh Qef
Home

Denoncimi/ "Gledisi jo fajtor 26 vjeç mbahet në burg, akti i ekspertimit për deputetin u bë për 1 orë"
Nga: F.Tenolli | Publikuar më: 13.08.2017, 12:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
20150412_151204

Në redaksinë e JOQ.al ka mbërritur një denoncim nga babai i shqetësuar i një 26-vjeçari i cili gjendet pas hekurave.

Sipas historisë së rrëfyer, Gledis Dedaj është i riu i cili është arrestuar ditën e djeshme pasi është aksidentuar me një motor i cili po udhëtonte në krah të kundërt.

Babai i djalit shprehet se ekspertët e konsiderojnë të pafajshëm dhe djali që udhëtonte me motor ka thyer këmbën.

Ai shton se kjo plagosje e lehtë e bën të kundërligjshëm arrestimin dhe për më shumë që dëshmia e të plagosurit ndaj Gledisit është pozitive.

Zoti Gjovalin Dedaj rrëfen se meqenëse plagosja e lehtë nuk përbën vepër penale, dosja nuk ka mbërritur tek prokurori.

Dedaj e krahason rastin e të birit me drejtësinë që po i bëhet deputetit që la të vdekur tregtarin nga Kashari ditën e djeshme dhe shton se i biri po mbahet në burg prej burokracisë e paaftësisë së oficerit të policisë gjyqësore.

Jam babai i Gledis Dedaj, nje djali 26 vjecar me sjellje shembullore deri tani per shtetin. U arrestua dje sepse duke udhetuar me makine, nje motor te kthesa e Casa Italia ne krah te kundert e ka goditur e ka ndaluar.

Sipas mendimit paraprak te eksperteve eshte i pafajshem. Te aksidentuarin e ka derguar ne spital, ka njoftuar 122. Plagosja eshte e lehte ka vetem thyerje kembe, cka ben ligjerisht mungesen e vepres penale dhe ben te kundraligjshem arrestimin.

Qendrimi i te aksidentuarit eshte pro Gledisit. Problemi eshte se megjithese nuk ka veper penale dosja tek prokurori nuk ka vajtur.

Akti i ekspertimit qe per deputetin u be per 1 ore, per djalin tim sot nuk behet e nuk e di kur do behet. Se kur do ti shkoje dosja e paplote prokurorit nuk e dime. Qytetar te nje shteti te drejtash jo barabarta. Nuk kemi asgje me deputetin, por Gledisi jo fajtor 26 vjec mbahet ne burg prej burokracise e paaftesise se oficerit te policise gjyqesore,-kanë qenë fjalët e babait të Gledisit për JOQ.al.