Jeta Osh Qef
Home

"100 mijë euro ose të vrava", si e "hëngrën" gjobëvënësit në Vlorë
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 13.08.2017, 10:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
eKërcënojnë me jetë në rast se nuk do paguante një shumë prej 100.000 euro, (gjobëvënie), por arrestohen nga Policia gjatë pritjes për të marrë shumën e parave të kërkuara.

Specialistët e Seksionit të Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, duke përdorur metodat speciale të hetimit si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, më datë 12.08.2017, në fshatin Qishbardhë kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve:

- Endri Beqiraj, 28 vjeç, banues në Vlorë.

- Julo Rrokaj, 25 vjeç, banues në Vlorë.

Të dy këta shtetas prej disa muajsh kanë kërcënuar me anë të telefonit, shtetasin Sh.S., 46 vjeç, banues në Vlorë, që t'u jepte një sasi vlerash monetare prej 100.000 Euro.

Ditët e fundit këta shtetas e kanë kërcënuar edhe me jetë në rast se nuk do të jepte shumën e kërkuar.