Jeta Osh Qef
Home

Armando Sadiku komenton "zënkën" e Panuçit me Xhakën: Për mua Taulanti...
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 13.08.2017, 11:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
UntitledArmando Sadiku ka koomentuar situatën e mesfushorit Taulant Xhaka në kombëtaren shqiptare. Gjatë një interviste për "Panorama Sport" ia ka thënë se nuk është në brendësi të situatës, por sipas mendimit të tij Xhaka do kthehet në kombëtare.

Nuk jam në brendësi të situatave që kanë ndodhur. Di vetëm të them që Taulanti na shërben shumë si lojtar. Nëse duhet të bëjë diçka, me gjithë zemër, duhet ta bëjë për flamurin dhe për Shqipërinë. Jam shumë i sigurt që Taulanti do të jetë prapë me ne dhe do të na ndihmojë sepse ka kualitete. Të gjithë e dimë që është lojtar, i cili mund të na shërbejë shumë në Kombëtare", ka deklaruar Sadiku.