Jeta Osh Qef
Home

Lazio sfidon sonte Juventusin në Superkupën e Italisë, e tremb me... Strakoshën
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 13.08.2017, 10:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
imagenItalia do të ngrejë sot në mbrëmje, në orën 20:45 siparin e sezonit 2017- 2018, i cili do të startojë me Superkupën e Italisë, e cila do të shohë përballë Juventusin kundër Lacios.

Këto dy skuadra do të ndeshen mes tyre për të tretën herë në pesë sezonet e fundit, ndonëse si në 2013-ën, ashtu sikurse në 2015-ën, ata që dolën me trofeun në dorë ishin bardhezinjtë nga Torino, të cilët fitonin respektivisht 4-0 dhe 2-0.

Ndërsa për sa u përket finaleve në total, kjo do të jetë hera e katërt që Juve dhe Lacio luajnë për Superkupën, me precedentin tjetër, atë të 29 gushtit 1998, i cili përfundonte gjithashtu në favor të "Zonjës së Vjetër", në stadiumin "Delle Alpi" të Torinos, 2-1.

Te Lacio, e sigurt është prezenca në portë si titullar e shqiptarit dhe tashmë të të padiskutueshmit Thomas Strakosha, i cili është shndërruar shumë shpejt dhe me meritë në një nga liderët e kryeqytetasve.