Jeta Osh Qef
Home

Policët e Lali Lekut terrorizojnë romët, ata hedhin në kosh rrobat që tregtojnë
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 13.08.2017, 09:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Tregu i gabit mund të jetë një treg deri diku fitimprurës për disa, por për tregtarët rom shitja e veshjeve dhe këpucëve të përdorura mjafton dhe s'mjafton për të fituar bukën e gojës.

Mirëpo, veç problemeve me klientët dhe vështirësinë e punës për të shtyrë ditën me të ardhurat që do të fitojnë, ata hasen edhe me policët bashkiakë të Lali Lekut, të cilët duket se nuk po i lenë të qetë.

Këta tregtarë ambulantë largohen nga vendet që kanë zgjedhur prej vitesh për të tregtuar mallin. Se ku duhet të shkojnë as vet nuk e dinë, ama një gjë kanë nisur ta praktikojnë çdo ditë.

Sa herë që shikojnë policët bashkiakë, hedhin mallin e tyre në koshin e mbeturinave, prej frikës së sekuestrimit apo edhe më keq akoma, të shoqërimit në komisariat.

Jemi shumë dakord, kjo ndoshta nuk është mënyra e duhur e tregtimit, por vallë këta tregtarë janë problemi i vetëm i Lali Lekut? Nuk ka asnjë problem tjetër më të rëndësishëm për të zgjidhur ky qytet, por buka dhe veshjet e përdorura që tregton komuniteti rom?