Jeta Osh Qef
Home

Ngjarje si në filmat aksion/ Makina shpërthen në flakë pranë kazinosë, shoferi vjen me të shpejtë dhe...
Nga: F.Tenolli | Publikuar më: 13.08.2017, 10:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Pak minuta më parë në Kuçovë një makinë tip “Pasat” ngjyrë e bardhë është përfshirë nga flakët.

Makina ishte parkuar pranë një kazinoje kur papritmas është përfshirë nga flakët. Drejtues i automjetit ishte një burrë rreth të 35-tave, i cili shkoi menjëherë të shuante mjetin e tij.

Sipas dëshmitarëve për JOQ.al, zjarrfikësja ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ndërkohë që shkaqet e marrjes flakë nuk janë bërë ende me dije.

Pistat e mundshme në të cilat policia po heton janë ato teknike të makinës ose zgjerim i mëtejshëm i ngjarjes që mund të ketë çuar deri në heqjen qafe të drejtuesit të automjetit./ JOQ.al