Jeta Osh Qef
Home

Varrimi i motrës së Berishës/ Këto janë figurat e larta që morën pjesë, mungoi ai që nuk pritej
Nga: F.Tenolli | Publikuar më: 13.08.2017, 09:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Në varrimin e motrës së ndjerë të ish-Kryeministrit Sali Berisha morën pjesë disa nga personalitetet më të larta të shtetit shqiptar.

E ndjera Hajrie Osmani, motra e vetme e Berishës u varros në orën 12:00 në varrezat e Sharrës dhe disa nga emrat që morën pjesë në ceremoni ishin Fatmir Mediu, Rudina Hajdari, Edi Paloka, Tritan Shehu dhe kryeprokurori Adriatik Llalla.

Lideri i rizgjedhur i PD, Lulzim Basha ka munguar në këtë ceremoni dhe kjo gjë ka rënë në sy të mediave shqiptare. Motivet e mungesës së tij në këtë ceremoni mortore nuk janë bërë ende të ditura.