Jeta Osh Qef
Home

Kaos në Divjakë/Pishat shkulen nga rrënjët e zënë poshtë shtëpitë, thyhen shtyllat e tensionit
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 13.08.2017, 08:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Moti i "çmendur" ka shkaktuar shumë dëme gjatë natës që lamë pas. Teksa Durrësi është kthyer në një Venecia të vogël në Shqipëri, Divjaka prej disa orësh po përjeton terr total.

Kjo vjen si pasojë e shkatërrimit të shtyllave të energjisë elektrike për shkak të erës së fortë që ka fryrë gjatë natës. Gjithashtu, të shumta janë pemët e pishat disavjeçare, të cilat janë shkulur nga rrënjët, gjithmonë si pasojë e erës.

Ato kanë zënë poshtë shtëpitë e pushimit si dhe lokale e restorante, por fatmirësisht deri më tani nuk raportohen viktima. Nga ana tjetër, banorët ankohen se askush nga shteti nuk ka shkuar ende të marrë masa, edhe pse kanë lajmëruar policinë e zjarrfikësen për normalizimin e situatës.

Nga plazhi i Divjakës po ju shkruaj. Mbrëmë këtej ka pas një shi dhe erë të fuqishme. Shiko sa pemë qindra vjeçare janë thyer. Kanë rënë në rrugë mbi ndërtesat e pushuesve, shtylla të tensioni janë thyer e kemi ngelur që mbrëmë pa drita. Është bërë një katastrofë e vërtetë, por më e bukura është se shteti ynë i dashur nuk duket gjëkundi për t'i dhënë ndihmë pronarëve të bizneseve dhe pushuesve për heqjen e pemëve nga çatitë e shtëpive. Shyqyr që nuk ka viktima. Është ora 8 dhe akoma s'ka ardhur njeri as nga emergjencat civile e asnjë strukturë e shtetit", - thonë qytetarët.