Jeta Osh Qef
Home

Përgjaken rrugën e Shqipërisë/Aksidente në Cërrik e Shkodër, vdes një vajzë e re dhe polici
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 13.08.2017, 08:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
aksidentiDy aksidente fatale kanë ndodhur mëngjesin e sotshëm në rrugët e Shqipërisë.  I pari ka ndodhur në aksin Papër-Cërrik, ku automjeti tip Ford me targa AA 503 KN ka dalë nga rruga.

Si pasojë, një 11-vjeçare me inicialet A.Sh., ka ndërruar jetë. Ajo po udhëtonte në mjetin që doli nga rruga, ndërsa makina drejtohej nga 54-vjeçari A.H nga Saranda. Në spital ka përfunduar drejtuesi i mjetit dhe 2 persona të tjerë.

Aksidenti i dytë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, ku ka ndërruar jetë një punonjës policie. Ai është identifikuar si 50-vjeçari Lek Nikolli.

Nikolli ishte duke udhëtuar me një automjet tip Benz, i cili ka dalë nga rruga.  Nikolli ishte punonjës i policisë kufitare në Shëngjin