Jeta Osh Qef
Home

Durrsakët zgjohen me ujin tek dera, nxirrni varkat për të lëvizur
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 13.08.2017, 07:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Kanë mjaftuar reshjet e natës që lamë pas për të shkaktuar një kaos total në rrugët e qytetit të Durrësit mëngjesin e sotshëm. Qytetarët janë zgjuar me ujin që u ka ardhur tek dera e shtëpisë, ndërsa një pjesë e madhe e rrugëve janë përmbytur.

Sot ky qytet është shndërruar në edhe më bregdetar seç është. Gjithçka vjen si pasojë e mungesës së kanalizimeve dhe mospastrimit të kanaleve kulluese, e pse jo, edhe për shkak të betonizimit që i është bërë këtij qyteti.

Edhe pse thonë "shiu i beharit, si vrapi i gomarit", Durrësin ky shi e ka shkundur mirë. Siç duket, qytetarëve do t'u duhet thjesht të nxjerrin varkat për të lëvizur kollaj.