Jeta Osh Qef
Home

Barcelona kundër rrymës, blen një futbollist në Kinë për 40 mln euro
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 12.08.2017, 21:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
4323E8B000000578-4784450-image-a-11_1502538932513

Në kohën kur Kina ka hedhur grepat te klubet e mëdha europiane për të 'peshkuar; futbollistë me emër, Barcelona po bën të kundërtën.

Edhe pse drejtuesit katalanas janë përqendruar te zëvendësuesi i sulmuesit brazilian, Neymar, kjo nuk i ka penguar që të bëjnë përforcime në pozicione të tjera.

Mediat iberike bëjnë me dije se katalanasit kanë siguruar shërbimet e mesfushorit Paulinjo, për 40 milionë euro.

Ish-lojtari i Totenhemit, ka luajtur dy vitet e fundit në Superligën e Kinës, me Guangzhou Evergrande. Ai shihet si një partner ideal i Buskets, në qendër të mesfushës.