Jeta Osh Qef
Home

Juventusi kujtohet për Iulianon, ka një mesazh për trajnerin e Partizanit
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 12.08.2017, 21:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
UntitledTrajneri i Partizanit, Mark Iuliano, ka festuar sot ditëlindjen e tij të 44-t.

Klubi i kuq i kryeqytetit shqiptar i ka kushtuar atij një urim në faqen zyrtare në Facebook, por urimin më të bukur Iuliano e ka marrë nga skuadra ku bëri histori si futbollist Juventusi.

Bardhezinjtë kanë postuar një video në faqen zyrtare në Twitter me disa nga momentet më të mira të ish-mbrojtësit të tyre gjatë kohës që mbante veshur fanellën e 33 herë kampionëve të Italisë.

“44 qirinj për një legjendë të mbrojtjes bardhezi: Gëzuar ditëlindjen, Mark Iuliano!”, shkruhet në postimin e Juventusit.