Jeta Osh Qef
Home

Vajza bën tatuazh fytyrën e Noizyt, fansja e "çmendur" mburret në video
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 12.08.2017, 21:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Nëse pyet dikë që pse nuk bën ndonjë tatuazh, me siguri do merrni si përgjgije pasigurinë e tij se çfarë do të donte të kishte nën lëkurën e tij gjatë gjithë jetës.

Ata që guxojnë më shumë me tatuazhet janë fansat e këngëtarëve, futbollistëve, aktorëve etj, dhe këtij vargu me sa duket i është bashkuar edhe një fanse e reperit Noizy.

Noizy është një ndër këngëtarët që ka më shumë fansa, nisur kjo nga koncertet e shumta që realizon, por kjo vajzë ka zgjedhur një formë të veçantë për të shprehur pëlqimin e saj, ka bërë tatuazh fytyrën e reperit pas qafës së saj.

Tatuazhi është goxha i madh për nga përmasat dhe në një vend me ndjeshmëri të lartë e me siguri realizimi ka qenë i dhimbshëm, por kjo fanse duket mjaft e entuziazmuar në video.

Po ju do e bënit personazhin tuja të preferuar tatuazh?!