Jeta Osh Qef
Home

Kamarierin në Tiranë e gjen belaja me një kliente, ajo harroi orën, kurse ai…
Nga: S.Shtjefni | Publikuar më: 12.08.2017, 18:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
page

Foto ilustruse

Një djalë i ri, i cili punonte si kamerier në një lokal në  rrugën "Sami Frashëri" në Tiranë është futur në telashe dhe shkak për këtë është bërë një kliente.

Ajo ka harruar orën e saj në lokal dhe kur është kthyer për ta marrë nuk e ka gjetur më. Për këtë gjë ajo ka kallëzuar në polici kamerierin.

I pyetur nga policia djali që i ka shërbyer ka thënë se as nuk e ka dorëzuar në banak orën, as e ka marrë për vete, por e ka hedhur në koshin e mbeturinave. Ndaj tij kanë nisur hetimet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjithashtu të ditura janë bërë inicialet A.P e kamerierit dhe mosha e tij 22 vjeç. Ndërsa klientja që e ka kallëzuar është 57 vjeç.