Jeta Osh Qef
Home

"Janë bërë me dhjetëra aksidente", kjo është rruga që po tmerron shoferët shqiptarë
Nga: S.Shtjefni | Publikuar më: 12.08.2017, 17:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Infrastruktura rrugore në vendin tonë lë shumë për të dëshiruar. Këtë e vërtetojnë më së miri denoncimet e shumta që shtohen dita ditës në redaksinë tonë.

Denoncimi i radhës është për autostradën Lushnje-Berat, e cila prej kohësh është bërë burim aksidentesh.

 Shikoni se në çfarë gjendje e kanë lënë autostradën Lushnje-Berat. Në fshatin Kashtë Bardhë janë bërë me dhjetëra aksidente dhe askush nuk e ka marrë mundimin të rregulloj mbrojtëset anësore",- ka shkruar qytetari për JOQ.al.

Shpresojmë që institucionet përkatëse ta vënë re sa më shpejt problematikën e kësaj rruge sepse në të kundërt jeta e drejtuesve që udhëtojnë në këtë aks do të vazhdojë të jetë në rrezik.