Jeta Osh Qef
Home

Gruaja dhe dashnorja e zhveshin dhe e rrahin në mes të rrugës, arsyeja do t'ju habisë
Nga: S.Shtjefni | Publikuar më: 12.08.2017, 16:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një burrë nga Kina është rrahur në mes të rrugës nga gruaja dhe dashnorja e tij, pasi ai i tradhtonte ato me një femër tjetër. E gjithë skena është filmuar dhe pamjet tregojnë se si gratë e godasin me karrige dhe grushte në mes të rrugës burrin gjysmë të zhveshur.

Sipas Daily Mail, gruaja në video, e cila është e veshur me të zeza është bashkëshortja, ndërsa ajo me jeshile është e dashura.

Askush nuk ka bërë asgjë për të ndaluar sherrin midis tre personave, madje të gjithë të pranishmit në rrugë kanë qeshur. Edhe fëmijët e kanë shijuar “shfaqjen” në maksimum dhe qeshnin me atë që po ndodhte.