Jeta Osh Qef
Home

Shalqiri i kalbur rrënon fermerët shqiptarë, shkak çmimi i ulët dhe mungesa e tregut
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 12.08.2017, 16:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Çmimi i ulët dhe mungesa e tregut për shitjen e shalqirit ka dëmtuar rëndë fermerët e fshatrave Kafaraj, Ade dhe Kashisht në Fier.

Vetëm në fshatin Kafaraj kanë mbetur rreth 120 hektarë bostan që po kalbet nëpër ara. Fermerët thonë se çmimi këtë vit ishte vetëm 4 lekë për kg, çmim që nuk justifikon as shpenzimet e bëra për mbjelljen dh e rritjen e tij. Çdo familje ka humbur 1 deri në 2 miliardë lekë të reja nga mosshitja e kësaj kulture.

Dëme ekonomike janë shkaktuar edhe nga mos shitja e nektarines dhe domates. Fermerët kërkojnë ndihmën e shtetit pasi kjo është e vetmja mënyre jetese për familjet e tyre, shkruan "TCH".