Jeta Osh Qef
Home

Kujdes nga mushkonjat! Shqipëria rrezikohet nga ethet e Nilit, ja çfarë shkakton
Nga: G.Hasani | Publikuar më: 12.08.2017, 15:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Shqipëria është e rrezikuar nga sëmundja e etheve të Nilit. Ndonëse virusi qarkullon në vendet fqinje si Greqi, Itali, Instituti i Shëndetit Publik konfirmon se ende nuk është regjistruar asnjë rast në vendin tonë.

Shqipëria është rrezikuar pasi në vendin tonë gjenden vektorët që shpërndajnë. Por ne jemi duke monitoruar sidomos në rastet e rënda të saj si meingit, apo encenfalit. Janë regjistruar katër raste në Greqi, 1 në Itali dhe 1 në Izrael”, thotë Silva Bino, ISHP.

Mjafton që ato të bien në kontakt me zogj të infektuar dhe përhapin virusin në njerëz. Ethet e Nilit perëndimor është forma më e shpejtë e sëmundjes, e cila karakterizohet me temperaturë, me plogështi, me dobësi, me dhimbje koke, dhe dhimbje trupi. Mund të paraqiten edhe anoreksi ose të vjella, me puçra në lëkurë, dhe në rastet më të rënda me encefalit, meningit apo paralizë.

Te njeriu paraqitet në dy forma klinike: ethet e Nilit Perëndimor që është relativisht e lehtë dhe i ngjan gripit dhe ajo neuroinvazive, e cila i përfshin të gjitha rastet me shenja neurologjike. TCH

ethet