Jeta Osh Qef
Home

Kush është këmbësori që u përplas për vdekje nga deputeti i PDIU-së?
Nga: G.Hasani | Publikuar më: 12.08.2017, 15:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Identiteti i viktimës së aksidentit të shkaktuar nga deputeti i PDIU Aqif Rakipi është zbuluar nga uniformat blu.

Viktima është Seit Sorra, 54 vjeç, banues në Kashar. Ky i fundit u përplas nga mjeti tip Mercedes që drejtonte deputeti Rakipi në autostradën Durrës-Tiranë.

Dyshohet se 54 vjeçari kishte zbritur nga një furgon kur është përplasur nga makina e deputetit. Deputeti Rakipi u vetëdorëzua në polici pas ngjarjes. Hetimet i kanë kaluar Prokurorisë.