Jeta Osh Qef
Home

A mund të thyhet penisi gjatë aktit seksual? Flasin studiuesit
Nga: S.Shtjefni | Publikuar më: 12.08.2017, 15:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Të gjithë meshkujt e kanë pyetur të paktën një herë në jetë veten nëse organi i tyre gjenital mund të thyhet gjatë aktit seksual. Në mjekësi njihet me termin ruptura.

Është e rëndësishme të dini se nuk ka asnjë kockë në penis. Trupi i penisit është i përbërë nga tri shtylla indesh, dy cavernosa corpora në anën dorsale dhe një corpus spongiosum mes tyre, në anën ventrale",- ka shpjeguar Mark Hong, urolog në spitalin  Phoenix në Arizona.

Ruptura e penisit ndodh kryesisht për shkak të problemeve me ereksionin ose kur bie ngacmimi kryesor seksual dhe zvogëlohet rrjedhja e gjakut.

Indi erektil mund të lëvizë nga vendi dhe mund të shkaktojë dhimbje të tmerrshme. Kjo frakturë ndodh kryesisht kur femra është në pozicion sipër. Disa mund të dëgjojnë madje edhe  zhurmën e thyerjes.

Nëse kjo ndodh atëherë  duhet të shkoni menjëherë tek një urolog. Por fillimisht vendosni akull mbi penisin tuaj sepse ata që e kanë kaluar një eksperiencë të tillë janë shprehur se dhimbjet janë të padurueshme.