Jeta Osh Qef
Home

Rey Manaj më në fund gjen ekip të ri
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 12.08.2017, 15:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
UntitledSulmuesi shqiptar, Rey Manaj i cili është në pronësi të Interit është ende në kërkim të shpërthimit në futbollin profesionist dhe pas një sezoni plot luhatje, me 4 gola të shënuar mes Peskarës dhe Pizës, në A e më pas në Serinë B, tashmë vjen largimi i parë nga Italia.

Corriere dello Sport raporton se Interi ka gjetur praktikisht marrëveshjen me Granadan për huazimin e sulmuesit shqiptar, me spanjollët që do të kenë edhe të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

Të hënën pritet zyrtarizimi, me Manajn që nuk është kundër transferimit në divizionin e dytë spanjoll, por natyrisht me premtimin se do të ketë shansin të luajë rregullisht.