Jeta Osh Qef
Home

"E mbajnë të mbyllur gjatë gjithë kohës", djali rrëfen torturën që i bëhet këlyshit të ariut
Nga: F.Tenolli | Publikuar më: 12.08.2017, 15:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Arinjtë në vendin tonë kanë kohë që nuk shihen më si kafshë të egra, por si atraksione turistike për turistët e huaj dhe ata vendas.

Është kthyer në një luftë ofertash, fakti se kush do t’i ketë në restorant në mënyrë që klientët të mund të shkrepin një foto me ta.

Neglizhenca ndaj këtyre kafshëve është e turpshme dhe organizatat për mbrojtjen e kafshëve duhet të reagojnë menjëherë.

Rasti më i freskët është ai i arushës Jeta, të cilën e tërhiqnin me një unazë në hundë në pisk të vapës në brigjet shqiptare vetëm për të fituar disa para të ndyra nga ata që shkrepnin një foto me të.

Ate e mbajne te mbyllur gjate gjith kohes sepse e pyeta. Kete video sapo e bera sepse po pi kafe tek ky restoranti ne Zall Herr,-shprehet djali i cili ka dërguar videon për JOQ.al.