Jeta Osh Qef
Home

Futbollisti i ri i Kukësit nuk dinte anglisht, shtyhet prezantimi
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 12.08.2017, 14:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
alijev-470x264Shtyhet prezantimi i Alijev te skuadra e Kukësit. Shkaku? Një fakt shumë interesant, por dhe i habitshëm ka lënë në pritje sulmuesin e Kombëtares së Azerbajxhanit, i cili mbërriti mbrëmjen e djeshme në Tiranë dhe u takua me presidentin Gjici, shkruan "Panorama Sport".

Fakti është se lojtari nuk flet në mënyrë të shkëlqyer anglisht dhe rusisht saqë të përkthejë pikat e kontratës, në një kohë që klubit i ishte thënë se lojtari flet rusisht. Futbollisti flet vetëm turqisht, por as në këtë gjuhë nuk e merr asnjëri prej zyrtarëve përsipër.

Klubi mbas disa orë kërkimeve ka gjetur një përkthyes nga shqipja në turqisht dhe anasjelltas, ndërkohë që përkthyesi dhe futbollisti janë duke u marrë me kontratën. Klubi lajmëroi në mëngjes se prezantimi i Alijev do të bëhej në orën 12:00, por mosgjetja e një përkthyesi bëri që lojtari të lihet për t’u prezantuar në një moment të dytë.