Jeta Osh Qef
Home

Qelbet Spilleja, njerëzit bëjnë plazh mes fekaleve
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 12.08.2017, 13:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Nuk është i vetmi plazh i ndotur në Shqipëri, por me siguri mund të jetë një ndër më të ndoturit. E kemi fjalën për plazhin e Spilles, i cili po ndotet çdo ditë e më shumë.

Në këtë plazh ujërat e zeza po përzihen me ato të bardha e po derdhen fiks në të njëjtin vend ku njerëzit bëjnë plazh. Infeksioni që mund të marrin të mëdhenjtë e të vegjlit mund të imagjinohen lehtësisht.

Njerëzit paguajnë para për të bëtë plazhin në këtë vend dhe është e turpshme se si në këto ditë që jetojmë vendi të jetë në një gjendje të tillë.

Jemi në vitin 2017 dhe të mendosh që ujërat e zeza të një zone të tërë turistike derdhen në det. Bëhet fjalë për plazhin e Spillesë. Vetëm të mendosh infeksionin që përmbajnë këto ujëra të rrëqethet mishi", - shkruan mesazhdërguesi.