Jeta Osh Qef
Home

Pas ndarjes Fjorentina plas në komente, ajo që shkruan të lë pa fjalë
Nga: G.Hasani | Publikuar më: 12.08.2017, 14:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Banorët që dalin nga shtëpia e Big Brother bëhen publik dhe komentohen nga opinioni publik. Mirëpo, dashur pa dashur ata janë në qendër të vëmendjes të mediave rozë. Secili ka fansat me të cilët ata komunikojnë. Nëse nuk përfshijmë banorët e Big Brother, të cilët kanë jetuar apo jetojnë jashtë Shqipërisë, por ata që kanë bërë arsimin në Shqipëri nuk dinë as të shkruajnë shqip. Duke mos i përfshirë të gjithë, veçojmë Fjorentinën që ishte pjesë e Big Brother 9.

Ajo ishte një nga ish-banoret e Big Brother e cila shkaktoi shumë polemika brenda shtëpisë për shkak të xhelozisë ndaj vajzave të tjera, gjatë lidhjes me Olsin.

Fjoretina ka publikuar në rrjetin social Instagram një story me njëfoto ku shkruan : “Gjithmonë e kam harritur atë që kam dashure. Surprizat po vijne ngelet vetëm për tu parë,”.

Por ajo që bie në sy është drejtëshkrimi shumë i dobët në të shkruar e Fjorentinës.

Edhe në postimet e mëparshme ajo ka shkruar gjithmonë me gabime.