Jeta Osh Qef
Home

“Modelingu, një botë e pistë meshkujsh,” modelja shqiptare rrëfen punët e ndyra në profesion
Nga: F.Gjoni | Publikuar më: 12.08.2017, 13:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Atalanta Kërçyku, modelja nga Elbasani e kurorëzuar në disa evente ndërkombëtare të bukurisë është rrëfyer në një intervistë për Bluetooth.

Ajo thotë se nuk është e përfshirë në jetën publike në dallim nga vajza të tjera të njohura. Atalanta thotë se shumë të tilla që përfliten për skandale, kanë filluar të pastrojnë profilet e tyre nëpër rrjetet sociale.

Modelja shprehet se në Shqipëri kanë prirje të bëjnë të famshëm njerëz me antivlera që nuk përcjellin asgjë të mirë për shoqërinë. Në botë thotë ajo, artistet tregojmë më tepër për profilin në jetë dhe punën sesa për pjesën rozë.

Në kuadër të vendit tonë nuk ndihem shumë e shpërblyer. Mbaj mend që kur erdha nga jashtë me një ‘valixhe’ eksperiencash, titujsh dhe mbështetjeje nga të huajt, u përballa me një realitet ndryshe nga ç’isha mësuar dhe kuptova që duhej ta pranoja këtë gjë.

Modelja 25-vjeçare shprehet e zhgënjyer nga standarded e ulëta profesionale të modelingut në Shqipëri.

Jam zhgënjyer në shumë evenimente. Kjo fushë është shumë më e pisët sesa mendoni dhe ka shumë prapaskena. Duhet të jesh shumë e vëmendshme dhe e zgjuar që të kuptosh çdo gjë e të gjesh zgjidhjen e duhur.

Shumë prej tyre që në vendin tonë, rëndom quhen modele, janë shumë larg nivelit profesionale të të qenit modele thotë Atalanta.

Në Shqipëri pothuajse të gjitha nuk kanë shkelur askund në ndonjë pasarelë apo sfilatë misi. Është për të ardhur keq kjo gjë, sepse nuk njihen profesionistet, por modelet e “Instagram”-it. Ka dhe nga ato të tjerat të cilat kanë ecur vetëm si fotomodele, por në realitet janë larg nga fotot e publikuara./ GSH