Jeta Osh Qef
Home

Bie masivi shkëmbor, zë poshtë një makinë tek "Kalaja" në Vlorë
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 12.08.2017, 12:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një masiv shkëmbor është shkëputur gjatë paradites së sotme dhe ka rënë në zonën e "Kalasë" në Vlorë.

Si pasojë, një automjet që ka qenë i parkuar është dëmtuar, pasi shkëmbi i ka rënë sipër. Fatmirësisht nuk raportohen për persona të lënduar, duke qenë se në momentin që ka ndodhur ngjarja askush nuk ka qenë brenda në automjet.

Nga gjithë kjo situatë janë krijuar radhë të gjata automjetesh dhe është ngadalësuar deri në ndalim qarkullimi i makinave nga të dyja anët e rrugës.