Jeta Osh Qef
Home

"Hipokrizi, u mori ujin, shkatërroi lumin, e quan spektakolare" qytetari bën Ramën për një lek
Nga: F.Gjoni | Publikuar më: 12.08.2017, 11:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
20806768_1618483041504410_141378654_oKryeministri Rama e ka nisur ditën si zakonisht me një postim në rrjetin social facebook.

“Mirëmëngjes dhe me këtë pamje spektakolare nga Valbona ju uroj një ditë të mbarë”- ka shkruar ai duke e shoqëruar shkrimin me një foto panoramike nga qafa e Valbonës në Alpet e Shqipërisë.

Si duket, ky postim nuk është pritur mirë nga shumë qytetarë të cilët kanë komentuar të indinjuar.

Ata e kanë akuzuar Kryeministrin se po lejon prishjen e ekosistemit dhe peisazhit natyror të luginës së Valbonës duke lejuar ndërtimin e hidrocentraleve.

“Mirëmëngjes me këtë pamje spektakolare nga Valbona thotë në një kohë kur këtë mrekulli po e prish me hidrocentrale”- shkruan njëri nga komentuesit.