Jeta Osh Qef
Home

Si po vidhen tokat shqiptare?
Nga: F.Gjoni | Publikuar më: 12.08.2017, 10:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Toka dhe prona private është themeli i zhvillimit normal të ekonomisë së të tregut.

Në artikulin e sotëm në gazetën Panorama, situata në 6 mujorin e parë të 2017 me Hipotekat paraqitet problematike, si trashëgimi e problematikave të gjithë 4 vjeçarit të fundit.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka renditur të gjitha problematikat që paraqesin Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Mbi 10 milionë lekë është fatura e humbjeve vetëm në vitin 2013.

Në total, humbjet e e shkaktuara nga hipotekat shkojnë në 1,3 miliard lekëve.

Sipërfaqet shtetërore po përdoren nga individë që nuk kanë tituj pronësie. Kjo për shkak se hipotekat nuk kanë indeksuar si “shtet” sipërfaqen mbi normë sipas ligjit 7501. Nga kjo kanë përfituar individët pa titull pronësie të cilët kanë tjetërsuar pronat dhe kanë shkaktuar dëm në buxhetin e shtetit.

Regjistrimi i pasurive në një pjesë të madhe të rasteve, është bërë pa zëra kadastralë dhe shpesh në tokë shtetërore apo me mangësi dokumentacioni.

Zvarritjet e praktikave prej vitesh janë një tjetër problem i Zyrave të Regjistrimit të Pasurive rtë Paluajtshme.

Pak ditë më parë Hipoteka u vu në shenjestër për shkak të 28 mijë lejeve të legalizimit ende të paregjistruara.

Kontrolli i Lartë i Shtetit konkludon se një pjesë e këtyre problematikave vijnë si pasojë e mungesës së plotë të bashkëpunimit mes institucioneve përgjegjëse.

Panorama.al