Jeta Osh Qef
Home

Ky është makthi i pushuesve në Sarandë, u vidhte eurot dhe më pas avullonte në ajër
Nga: F.Tenolli | Publikuar më: 12.08.2017, 11:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Oleg Koval është një 43-vjeçar nga Ukraina i cili u arrestua mëngjesin e sotëm nga policia e Sarandës pasi iu gjet një sasi e konsiderueshme parash gjatë kontrollit.

Ai dyshohet se i ka vjedhur shtetasit I.P., 40 vjeç, banues në Sarandë, një shumë parash prej 8300 euro.

Koval ka qenë duke u larguar nga Shqipëria në momentin që është arrestuar.

Njoftimi i policisë:

Sarandë

U vjedh pushuesve vlera të mëdha monetare dhe tenton të largohet nga kufiri shtetëror, arrihet të ndalohet në kohë nga policia! Strukturat e Policisë së Hetimit të Krimeve në Sarandë nëpërmjet metodave speciale të hetimit, për kapjen dhe ndalimin e autorëve të cilët janë të përfshirë në vepra të ndryshme penale kanë arritur të bëjnë të mundur kapjen në kohë dhe ndalimin, në Aeroportin e Rinasit ku ka qenë duke u larguar nga Shqipëria shtetasin:

  • Oleg Koval, 43 vjeç, banues në Ukraine. Ndalimi i tij është bërë pasi dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 10.08.2017, në një hotel në Lagjen ''Nr.1'' , ku i ka vjedhur shtetasit I.P., 40 vjeç, banues në Sarandë, një shumë parash prej 8300 euro.

Gjithashtu këtij shtetasi gjatë kontrollit të ushtruar nga policia janë gjetur 32 prerje 50 euro, të cilat u sekuestruan ne cilesin e proves materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Sarandë, per vepren penale ''Vjedhja'' , të parashikuar nga neni 134 i Kodit penal.