Jeta Osh Qef
Home

Sadija dhe Shkëlzen Berisha bëjnë paqe, detaji që tregon se punët po shkojnë vaj
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 12.08.2017, 09:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Më në fund një është zgjidhur një nga çështjet më të debatuara në media lidhur me çiftin Shkëlzen dhe Sadije Berisha.

Për më shumë se 4 vjet, Sadije akuzoi publikisht ish-burrin e saj se nuk i kishte kthyer kalin ashtu si i kishte premtuar se do ia kthente pasi t’i vaksinonte dhe të pajiseshin me pasaportë.

Por pas debateve duket se Sadija ka fituar të drejtën për të mbajtur kalin e saj.

“Meri është rikthyer”, shkruan Sadija krah fotove të publikuara në Facebookun e saj. Sadija ka kaluar ditë të vështira për ndarjen nga kali.

Gjithashtu pas ndarjes pjesë e luftës mes tyre kanë  qenë dhe disa mace të cilat janë në kujdestari të Armina Mevlanit, partneres së re të Shkëlzen Berishës.