Jeta Osh Qef
Home

Morata ndjehet i zhgënjyer te Chelsea: Më vranë për një penallti
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 12.08.2017, 09:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
skysports-alvaro-morata-chelsea-football_4071083Pak minuta në fushë dhe një penallti e humbur. Kaq kujtojnë të gjithë mbi fillimin e aventurës së Alvaro Moratës në radhët e Çelsit. Vetë futbollisti, teksa bëri bilancin e ditëve të para në Angli, deklaroi:

Kam luajtur vetëm dy miqësore, 15 minuta në një ndeshje zyrtare dhe kam humbur një penallti ndaj Arsenalit në Superkupë. Kaq mjaftoi për të më bërë gjyqin dhe të gjithë po më masakrojnë"

Sulmuesi i ardhur nga Reali i Madridit i di shumë mirë përgjegjësitë e tij dhe nuk fshihet pas vlerës së kartonit prej 60 milionë eurosh, por ndihet keq pas sulmit që i është bërë për penalltinë e humbur.