Jeta Osh Qef
Home

Bën vepër arti me rërën në Seman
Nga: S.Shtjefni | Publikuar më: 11.08.2017, 14:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një i ri ka mrekulluar pushuesit në plazhin e Semanit me një krijim në rërë. Ledian Gjoci ka gdhendur në rërë trupin e një femre dhe një mashkulli.

Lediani ka shkruar në redaksinë tonë, si dhe na ka dërguar foto që tregojnë deri në detaje sesi e ka realizuar krijimin e tij.

Skulptura në rërë e mashkullit dhe femrës janë të përqafuar. Foto Lediani i ka postuar edhe në profilin e tij në Facebook.

Dielli s'më dha kohë të merresha me detajet por prapë besoj se ata janë të lumtur",- ka shkruar ai krahas fotove që ka postuar.

Në botë zhvillohen konkurse për skulpturat në rërë por një gjë e tillë duket e largët për vendin tonë.