Jeta Osh Qef
Home

Kalaja ku bashkëjetuan tre besime fetare
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 07.08.2017, 07:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
kala1Tradita e bashkëjetesës mes besimeve të ndryshme gjen shprehjen e vet më domethënëse në kalanë e Elbasanit, atje ku shekujt nuk kanë prekur Xhaminë, kishën ortodokse dhe atë katolike.

Kalaja e ndërtuar për të dhënë mbrojtje, strehon edhe sot familjet e vjetra elbasanase, duke ruajtur edhe dëshmi të historisë dhe zhvillimit të qytetit.

Ndër këto vlera, dallon bashkëjetesa fetare që mund të jetë shembull edhe për vende të tjera.