Jeta Osh Qef
Home

Bashkiakët i hedhin të moshuarit fiqtë dhe manaferrat
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 01.08.2017, 15:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Policia Bashkiake e Tiranës vazhdon “me sukses” spastrimin e rrugëve të kryeqytetit nga shitësit e vegjël që dalin për të nxjerrë bukën e gojës.

Pranë zonës së njohur si “Shkolla e Baletit” në Tiranë qytetarët kanë parë një skenë që të prek në zemër. Dy punonjës të Policisë Bashkiake i bien shqelm manaferrave dhe fiqve të një burri në moshë dhe ai detyrohet t’i mbledhë një nga një nga trotuari.

Përshëndetje JOQ! Policia Bashkiake ja hodhi në tokë, i ra me shqelm te Shkolla e Baletit. E ndihmuam të mblidhte fiqtë, por manaferrat i fshiu me fshesë se nuk i mblidhte dot. Ça të bënte më? I hoqi kafshatën e gojës dhe i bërtiste pse del këtu, kështu e doni ju se s’merrni vesh! S’kishte pamje më të dhimbshme se sa ta shikoje kur i fshinte manaferrat me fshesë dhe i hodhi. Rri gjithë ditën në këtë diell t’i shesë për një lek dhe në fund të ditës i shet a jo dhe këta ja hedhin me shqelm. Se fundja s’kishte çfarë t’i sekuestronte, 1 kuti me fiq e një kovë manaferra kishte. Polici sa më pa që po e filmoja i tha kolegut dhe u larguan”, përfundoi qytetari.

Videoja dhe fotot e mëposhtme flasin vetë.