Jeta Osh Qef
Home

Jahti gjigant ankorohet në Durrës
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 26.07.2017, 14:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Ky që shikoni në galerinë e mëposhtme është një ndër jahtet më të mëdhenj, për të mos thënë jahti më i madh që ka ardhur në Shqipëri ndonjëherë.

Quhet "Faith" dhe është 97 metra i gjatë. Një bukuri më vete që të kënaq syrin vetëm duke e parë, e jo më po të bëni një xhiro me të e ta shijoni çfarë kënaqësie mund të merrni.

Sapo u ankorua në portin e Durrësit një nga jahtet më të mëdhenj që ka vizituar vendin tonë. Shikoni pak kushtet mjerane ku ankorohet ky jaht. Hinka e grurit, vinçat, një vinç tjetër që po riparohet dhe security e portit që e rrethon jahtin sikur të ishin kriminel...o zot sa keq jemi", - thotë qytetari.

Dhe në fakt ai ka të drejtë. Ministria e Transporteve e ka lënë në mëshirë të fatit portin e Durrësit, me një infrastrukturë që lë për të dëshiruar dhe një gjendje mjerane. Pamjet flasin shumë.