Jeta Osh Qef
Home

Të rinjtë bëjnë "namin" tek Rana e Hedhur
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 23.07.2017, 18:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Më mirë të dish apo të kesh? Me sa duket, është e vërtetë që më mirë të dish sesa të kesh dhe këta të rinj dinë shumë mirë se si të argëtohen me pak para dhe pa shpenzuar shumë.

Duke përfituar nga karakteristikat e zonës tek Rana e Hedhur, ata kanë arritur të krijojnë një lojë mjaft interesante vetëm me disa kushte rrethanore, pa shpenzuar para të madhe e mundim, por që kanë përfituar argëtim të cilin ndoshta nuk do ta merrnin në asnjë vend tjetër.

Videot e realizuar nga këta të rinj janë për tu pasur zili. Pra, tashmë e dini që shumë pranë jush, pa qenë domosdoshmërisht e nevojshme të shkoni në jug, mund të gjeni vende që ia vlen t'i vizitoni dhe ku kënaqësia që do të merrni nuk do të mungojë.