Jeta Osh Qef
Home

Bukuria e frikshme e Portonovës
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 18.07.2017, 17:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Plazhi i Portonovës është një ndër plazhet më të bukura dhe të ngelura ende të virgjëra në vendin tonë. Ndodhet në qytetin e Vlorës, pasi kalon plazhin e Zvërnecit, ku ndodhet edhe Manastiri.

Për të shkuar në këtë vend të bukur, i cili kohët e fundit na është shfaqur edhe tepër i frikshëm, duhet të kalosh në një rrugë të lënë rrugëve, e cila vetëm është rregulluar pak, pasi gjatë vitit të fundit dhe atij që lamë pas, është përdorur gjerësisht për "tregti".

Në 9 mars të këtij viti një trup i pajetë u gjet po në këtë vend, i cili rezultoi të ishte viktimë e trafikut të drogës. Të gjithë vlonjatët e dinë se edhe një sheshim i vogël i kësaj rruge që të çon në Portonovë është bërë për shkak se gjatë gjithë dimrit në të kanë kaluar automjetet që ngarkonin gomonet për në vendin fqinj.

Përgjithësisht Portonova është një plazh i qetë, pa shumë dallgë, por kur fryn erë, deti krijon rryma e vorbulla, të cilat të mbështjellin e nuk të lënë të dalësh nga gjiri i tyre, e pasojat janë të ngjashme me ato të datës 15 korrik, ku tre persona humbën jetën në këtë plazh.