Jeta Osh Qef
Home

Inspektorja e policisë vë duart në kokë: Ika me pushime në Sarandë, më bënë gjëmën në shtëpi
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 17.07.2017, 18:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
poFoto ilustruese

Një inspektore e policisë së Gjirokastrës, ka mbetur e habitur, kur teksa është kthyer nga pushimet, ka zbuluar se i kishin marrë armën.

25-vjeçarja K.Rr., banuese në Gjirokastër, inspektore policie në Gjirokastër, kallëzon se në lagjen “18 Shtatori”, në banesë i kanë vjedhur një sasi lekësh dhe pistoletën tip TT.

E reja ka thënë se nga data 8 korrik deri në 16 ka qenë me pushime në Sarandë, por se kur është kthyer në shtëpi, nuk e ka gjetur armën e shërbimit dhe as një shumë parash që kishte lënë mënjanë.

E tronditur ajo ka bërë denoncim në polici, ndërkohë që po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.