Jeta Osh Qef
Home

Thikë në stomak 40-vjeçarit, ky është shqiptari që konsiderohej si i rrezikshmi i Italisë
Nga: F.Tenolli | Publikuar më: 17.07.2017, 18:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Edmond Xhahysa është shqiptari i cili ra në prangat e karabinierëve ditën e sotme.

32-vjeçari ka qenë në kërkim prej një viti pasi qëlloi më thikë në 16 qershor të vitit 2016 në Romë një 40-vjeçar shqiptar dhe e la të shtrirë përtokë në trotuarin e rrugës “Silicella”, në lagjen Casilino.

Shqiptari fshihej në zonën mes Orta Nova-s dhe Foggia-s, i ndihmuar nga shqiptarë të tjerë.

Arratia e Xhaysës përfundoi në autostradën 16, në Orta Nova (Foggia), ndërkohë që drejtonte një “BMW 320”, raportojnë sot mediat lokale italiane.

X
Instalo aplikacionin JOQ.al
Instalo