Jeta Osh Qef
Home

Burrat “lënë” gratë e vërteta/ Psikologët: Po kryejnë marrëdhënie me copa silikoni
Nga: S.Shtjefni | Publikuar më: 17.07.2017, 17:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Në Japoni janë shitur më shumë se 2,000 kukulla seksi brenda një viti. Kostoja e tyre në total shkon 4,600 dollarë. Por më befasuese se sa kjo shifër janë përgjigjet e burrave, në momentin që i kanë pyetur pse i keni blerë.

 Jam i lodhur nga njerëzit modernë racionalë, ata janë të pashpirt. Për mua, ajo është më shumë se një kukull. Nuk është vetëm një gome silikoni. Ajo ka nevojë për shumë ndihmë, pasi është partneri im i përsosur që ndan momente të çmuara me mua dhe e pasuron jetën time”,- ka thënë një nga burrat e intervistuar.

Një rrëfim i tillë hap një debat dhe diskutim se si do vijojë marrëdhënia midis njerëzve. Sepse çdo ditë e më shumë njeriu po shkon larg njerëzores sepse jo vetëm në Japoni por kudo në botë burrat po i kthejnë shpinën grave duke zgjedhur në  vend të tyre kukullat e seksit.

Psikologët shprehen se kjo situatë është me të vërtetë alarmante jo vetëm se njeri po shkon larg njeriu, por po kryen marrëdhënie seksuale me copa silikoni duke shkuar edhe larg komunikimit.