Jeta Osh Qef
Home

2120 njerëz kanë humbur jetën brenda vitit në vendin tonë, shkak ajri që thithim
Nga: S.Shtjefni | Publikuar më: 17.07.2017, 14:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Raporti i Cilësisë së ajrit në Europë për vitin 2016 tregon se në Shqipëri prej ndotjes së ajrit vdiqën 2120.

Pjesa më e madhe e këtyre vdekjeve ka ardhur si pasojë e pranisë së grimcave në ajër, 10 prej tyre prej dyoksidit të nitrogjenit dhe 100 prej ozonit.

Edhe pse këto shifra janë alarmante numrin më të madh të vdekjeve në rajon e mban Serbia, ku kanë humbur jetën 10,730 persona ndërsa numrin më të ulët të vdekjeve të shkaktuara nga ndotja e ka Mali i Zi, ku ndotja shkaktoi 660 vdekje sipas Raportit të Cilësisë së Ajrit në 2016.

Në pjesën më të madhe të Ballkanit Perëndimor, ndotja e ajrit po shndërrohet në një problem fatal, veçanërisht prej politikave energjetike të këtyre vendeve, shkruan Euractive.