Jeta Osh Qef
Home

Ka një fshat në Shqipëri i cili është kampion në kultivimin e rigonit, njihuni me të
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 17.07.2017, 12:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Ekziston një fshat në Shqipëri, i cili është kampion për prodhimin e rigonit, deri në 100 ton në vit, jo pak për një fshat apo jo?!

Ky aktivitet të cilët banorët e kanë kthyer nga tradita në ekonomi i mban ata me të ardhura. Fjala është për fshatin Xherie në përbërje të bashkisë së Cërrikut, Elbasan.

Kultivimi i rigonit është kthyer në një aktivitet aq të rëndësishme saqë banorët kanë edhe një festë të përvitshme në nder të kësaj bime, festa zhvillohet çdo vit më datë 14 korrik. Gjatë festës ndahen edhe çmime për fermerët më të mirë dhe cerfitikata mirënjohjeje.