Jeta Osh Qef
Home

Zjarr i madh në Lezhë, flakët rrezikojnë 3 shtëpi banimi dhe një kishë
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 17.07.2017, 11:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
8226302294_bc4006ec50_z-580x324

Zjarret në Shqipëri po marrin përmasa gjigante jo vetëm nga shtrirja e tyre nga veriu në jug, por edhe nga afërsia me objektet e banimit.

Që prej mesnatës në Torovicë të Lezhës është ndezur një zjarr i cili tashmë rrezikon 3 shtëpi banimi dhe një kishë.

Në Lezhë vetëm tani kanë mbërritur zjarrfikëset, megjithatë rreziku vazhdon të jetë i lartë.

Zjarri është favorizuar nga era e fortë gjatë natës, çfarë ka bërë që të përhapet me shpejtësi duke mbërritur pranë zonave të banuara.

X
Instalo aplikacionin JOQ.al
Instalo