Jeta Osh Qef
Home

5 fakte interesante rreth muslimanëve dhe Islamit
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 17.07.2017, 10:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
5 fakte interesante rreth myslimanëve

Feja myslimane është një fe monoteiste abrahamike. Është e bazuar në besimin në një Zot (arab. Allahu), në zgjedhjen e Muhamedit për profetin e fundit.

Muhamedi ka bërë paracaktimin e fatit të njerëzve, shpërblimin për vepra të mira dhe dënimin për vepra të këqija, ditën e gjykimit dhe ringjalljen e të vdekurve.

Personat e besimi Islam quhen muslimanë, që sot janë rreth 1,62 miliardë ose 23% e njerëzve, duke e bërë kështu Islamin fenë e dytë më të madhe për nga numri i ndjekësve, dhe sipas disa burimeve feja me rritjen më të shpejtë në botë.

Më poshtë "gazetametro.net" ju sjell 5 fakte ndoshta të panjohura rreth muslimanëve:

  1. Meka, Medina dhe Jerusalemi janë tre qytete të shenjta të Islamit. Një e treta e Kur’anit flet për profetët e mëparshëm dhe figura të rëndësishme si Ibrahim, Musa, Isai, Mejremja etj.
  2. Kur’ani është libri më i mësuari përmendësh në botë. Ka shumë muslimanë që nuk flasin gjuhën arabe si gjuhë amtare, por e kanë mësuar përmendësh tërë Kur’anin. Edhe fëmijët deri në katër vjeç kanë memorizuar Kur’anin.
  3. Muhamedi (s) u kërkoi myslimanëve të kërkonin njohuri dhe të udhëtonin nëpër botë. Pas vdekjes së tij, nga shekulli i 8-të në shekullin e 13-të, Bota Islame u bë shumë e avancuar në Shkencë, Teknologji, Mjekësi, Matematikë, Astronomi dhe Art.
  4. Islam do të thotë “dorëzim” ose “nënshtrim”. “Salam” (që do të thotë “paqe”) është fjala kryesore në “Islam. Në kontektsin religjioz fjala “Islam” do të thotë dorëzim ose nënshtrim ose pranim në vullnetin e zotit, mënyra për të arritur në paqe.
  5. “Musliman (Muslim)” do të thotë “gjithkush ose gjithçka që e dorëzon vetveten në vullnetin e vërtetë te Zotit” ME këtë definicion, gjithçka në natyrë (drunjtë, kafshët, planetet) janë “musliman (muslim)” sepse ato janë në gjendjen e dorëzimit apo nënshtrimit të vullnetit te zoti. Me fjalë të tjera, ato e plotësojnë qëllimin me të cilin zoti i krijoi ato.