Jeta Osh Qef
Home

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset rëndë 28-vjeçari
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 17.07.2017, 10:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
20120955_1379078115460711_1758987481_n

Një incident me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet, pranë rrugës së Dibrës, ku një 28-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Personi i plagosur V.K. është qëlluar nga një person i paidentifikuar i veshur me  të bardha, rreth 1 e 60  i gjatë, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

28-vjeçari i plagosur rëndë është dërguar menjëherë në spital ku po merr edhe trajnimin e mjekëve.

Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja plumbash që ishin shtënë nga lloji i armës tip pistoletë.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të zonës ku ka ndodhur ngjarja dhe po vazhdon krehja e territorit.

Grupi hetimor po vazhdon punën për identifikimin e autorit/ ve dhe zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.