Jeta Osh Qef
Home

Sot s'ka plazh, ky është parashikimi i motit për këtë javë: Surpriza pas të mërkurës
Nga: D.Cani | Publikuar më: 17.07.2017, 08:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Nëse keni bërë plane që ditën e sotme të shkoni në plazh, duhet sigurisht që të njiheni dhe me parashikimin e motit.

Sipas MeteoAlb, dita e sotme do të jetë me mot të kthjellët dhe me vranësira kalimtare, që në zonat malore veriore dhe lindore do të sjellin reshje të pakta shiu.

Po ashtu duket të jetë dhe dita e martë, ndërsa nga e mërkura e në vijim do të kemi sërish një rritje të temperaturave.

Parashikimi i javës:

JAVA (17 - 23 korrik 2017): paraqitet me mot kryesisht te kthjellet por vranesira kalimtare do kete ne zonat malore duke rrezikuar shira te paket, kryesisht zonat malore veriore dhe lindore. Temperaturat te henen dhe te marten mbeten thuajse konstante ndersa pritet rritje te lehte e graduale nga e merkura dhe ne vijim duke bere qe fundjaven e ardhshme, termometri te ngjitet mbi 35 grade C. Era dhe dallgezimi mbeten problematike diten e hene deri ne mbremje kur parashikohet dobesim i ndjeshem i eres deri ne 28 km/h duke bere qe ne brigjet detare te kete dallgezim deri 2 balle, ne te njejtat parametra mbetet era dhe dallgezimi deri ne fundjave.

maxresdefault

X
Instalo aplikacionin JOQ.al
Instalo