Jeta Osh Qef
Home

Njihuni me punën më të rehatshme në botë, të gjithë duam ta bëjmë një gjë të tillë por...
Nga: S.Shtjefni | Publikuar më: 16.07.2017, 20:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një klinikë veterinare në Dublin ofron punën më të rehatshme në botë. "Just Cats" në Clonsilla, Dublin, po kërkon një person i cili çmendet pas maceve dhe i do shumë ato. Kandidati ideal duhet të ketë një eksperiencë kujdesi për macet që ndodhen në lagjen e tij dhe të ndjehet i lumtur kur t’i përkëdhel ato.

Si fillim për t'u pranuar duhet të keni “duar të buta, të afta për të përkëdhelur dhe përqafuar macet për periudha të gjata kohore”.

Ju gjithashtu duhet të “flisni butë” dhe “të dini të pëshpëritni ëmbël” për të qetësuar dhe macen më nevrike.

Por, çfarë është më e rëndësishmja është se duhet të keni një kualifikim nga këshilli veterinar i Irlandës.