Jeta Osh Qef
Home

Përplasen frikshëm 3 makina në aksin Lezhë-Shkodër, disa të plagosur dhe një i vdekur
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 16.07.2017, 19:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Janë përplasur tre automjete në aksin Lezhë-Shkodër në kryqëzimin e Blinishtit. Deri më tani dyshohet se janë 7 të plagosur  dhe një i vdekur.

Një qytetar ka shkruar pranë JOQ:

Përshëndetje JOQ! Një parakalim i gabuar i një makine shkaktoi aksidente me dy tjera dhe ka shumë njerëz të plagosur nga ata që gjendeshin nëpër automjete. Njëri vdiq direkt, është vllai i atij që duket në video duke qarë në parcelë. Nje nga kta ka ngel ne timon se i kane hyre ca hekura te makines e kembe. Makina t ishin tip "Pasat" ngjyre blu, "Golf" blu dhe nje "benz" gri. Ne "Golf" ishin dy djem te rinj qe hyne ne parakalim te gabuar. Ishin vllezer njeri vdiq. 5 vete ne "Pasat" familje te gjithe te plagosur. Kryefamiljari ka ngel ne timon nuk mun te dalin .. kane ardhe shume forca policie dhe zjrrfikse disa ambulanca .. tmerr i vertet.. policia ka largu njerzit .. nuk i len te afrohen .. sepse kishte nga njerzit qe po shikoshin dhe ju ra te fiket dy grave qe po shikoshin tmerrin . Pastaj i largoj policia njerzit .. ”, përfundoi ai.

Situata duket e rëndë dhe nuk dihet gjendja e të plagosurve të tjerë.

Policia ka njoftuar se si shkak i aksidentit aksi Lezhë-Shkodër është bllokuar.

X
Instalo aplikacionin JOQ.al
Instalo