Jeta Osh Qef
Home

Fundjavë fatale në bregun e jugut, skandali me kullat vrojtuese pa roje bregdetare
Nga: G.Hasani | Publikuar më: 16.07.2017, 19:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Kjo fundjavë rezultoi fate për 4 të rinjë, të cilët u mbytën në plazhin e Zvërnecit në Vlorë. Ajo që vihet re përgjatë gjithë bregut të jugut është mungesa e rojes bregdetare edhe pse në disa plazhe qëndron kulla e vrojtimit si objekt bosh.

Por jo vetëm në jug, edhe në plazhet e tjera të Shqipërisë nuk ka vrojtues të kullës.

Kjo është një shkelje e hapur e ligjit, pasi sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave, i vitit 2016 përcakton qëndrimin e një vrojtuesi mbi një kullë 3 metra të lartë për çdo 250 metra plazh. Po ky vendim i Këshillit të Ministrave thotë se vrojtuesit punësohen nga bizneset që shfrytëzojnë plazhet, por është pushteti vendor që e kontrollon zbatueshmërinë e këtij rregulli.

Por kur jemi në kulmin e sezonit turistik, asnjë njësi vendore nuk ka ndërmarrë ndonjë hap për të penalizuar bizneset apo për ta ndryshuar situatën. Kullat e vrojtimit vazhdojnë të qëndrojnë bosh njësoj, ndërsa vendimi i qeverisë të injorohet hapur nga të zgjedhurit vendorë. Vetë vrojtuesit duhet të jenë të trajnuar e licensuar. Të tillë janë vetëm 23, të certikuar nga Federata e Vrojtuesve të Plazhit. Shumica e tyre janë të punësuar në pishina.

Vendimi i qeverisë për sigurinë në plazhe përcakton edhe rregulla të tjera, që gjithashtu nuk gjejnë zbatim. Për rastet kur deti është me dallgë, bizneset që shfrytëzojnë plazhet duhet t’i njoftojnv pushuesit me anë të vendosjes së amujve me ngjyrë, të shoqëruar me paralajmërime në shqip dhe anglisht nëse mund të notojnë. Vendimi i detyron bizneset që të përcaktojnë edhe perimetrin e sigurisë, shkruan Klan Tv. Janë rregulla elementare për të shpëtuar jetë njerëzish. Por për fatalitetet që shkakton mosrespektimi i tyre nuk mban përgjegjësi askush.

kulla

X
Instalo aplikacionin JOQ.al
Instalo